Ju prezantojmë Altinën dhe hitin e saj “Never”

Ajo është e re dhe mjaft simpatike, por mbi të gjitha ajo këndon bukur. Kjo është këngëtarja Altina Rrafshi, e cila është me origjinë nga Kosova por që jeton në Gjermani, e ku pak ditë më parë ka sjellë një super këngë të bukur realizuar me një klip me titull “Never”. Altina ka zgjedhur disa emra të njohur të muzikës dhe bashkëpunëtorë të mirë për këtë këngë, ku mësojmë se muzika është punuar nga NP Records Studio, me tekst nga Abaz Selmani, e video është punuar nga “Piramid Production”, ndërsa si menaxher ajo ka Arian Demolli. Kënga ka nisur të pëlqehet shumë e të dëgjohet kudo, duke i siguruar këngëtares bukuroshe një hap të sigurt në tregun muzikor shqiptar.

 

You might also like More from author