Japonezja bëri befasi të madhe duke e mundur Kelmendin

Xhudistja japoneze, Ai Shishime, ka bërë dje befasi të madhe në garat në kampionatin Botëror të Xhudos në Budapest të Hungarisë, pasi e mundi kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin, nga Kosova.

Agjencia AFP raporton nga Budapesti se kjo është disfata e parë e xhudistes kosovare në dy vitet e fundit.

Pas kësaj, xhudistja japoneze, Ai Shishime në kategorinë deri në 52 kilogramë për femra, në finale e mundi rivalen, Natsumi Tsunoda, po ashtu nga Japonia, dhe e fitoi medaljen e artë.

You might also like More from author