Ja si do ta kalojnë natën qytetarët e Ohrit pas tërmetit të djeshëm (Video)

Tërmeti i djeshëm në Ohër, dhe shumë të tjerëve pas tij i detyroi qytetarët e Ohrit që të kalojnë natën në tenda, njofton Portalb.mk.

Ata edhe sot kanë vazhduar duke vendosur tenda të cilat u mundësuan nga Kampi i Improvizuar. Vetëm mbrëmë në këto tenda kanë fjetur mbi 100 persona, numri më i madh i të cilëve ishin nëna dhe fëmijë.

Ndryshe, deri dje pasdite Ohrin e kanë kapluar për më shumë se 1000 tërmete në dy javët e fundit.

Më i fuqishmi ka qenë dje, me 5 ballë të shkallës së Rihterit.

Edhe sot kanë vijuar tërmete në këtë rajon të Maqedonisë, mirëpo me lartësi më të ulët.

You might also like More from author