Intervista/Ja me çka merret tjetër Isak Karaxha

Ai deri më tani ka realizuar disa projekte, por më të njohurat janë: “Këngët e mia janë “Mbretëreshë Teuta”, “Martesë pa dashuri”, akoma e papublikuar me tekst nga Adem Kicaj. Këngën e “Gurbetit” e kam kënduar me emocione, pasi jam edhe vetë gurbetqar. Muzikën e ka punuar Astrit Halimi, tekstin Artan Ferati, ndërkaq klipin Gojart Fetahu. Jetën time private ia kushtoj familjes, kam hobi notin vallëzimin dhe muzikën”, thotë këngëtari kosovar.

Kush është Isak Karaxha?
Isak Karaxha është nga komuna e Malishevës, që në moshën e fëmijërisë kam filluar me i ra qiftelisë. Për shkak të kushteve të rënda mora rrugën e mërgimit, erdha si azilant në Zvicër në qytetin Winterthur.

Si nisi rruga jote në muzikë?
Rruga ime në muzikë nisi që në moshë të re, si instrumentalist i zhanrit folklorik.

E kujton këngën e parë? Ti në fakt ke bërë dhe një pauzë, pse?
Pas 10 viteve pauzë kënga ime e parë është ”Unë ty të kujtoj” në duet me aktorin dhe regjisorin Adem Kicaj, teksti i punuar nga ai në studion e folklorit burimor mërgata shqiptare producent Isuf Rashiti.

Thua që muzika është vetëm hobi, pse jo edhe profesion?
Muzika për mua është hobi sepse kam profesionin Trollybus në qytetin e ëinterthur kurse muzika është hobi se nuk jetoj prej saj.

Cilat janë këngët tua të fundit?
Këngët e mia janë Mbretëreshë Teuta, Martesë pa dashuri akoma e papublikuar me tekst nga Adem Kicaj.

I ke kënduar dhe gurbetit në këngën ”Gurbeti”, kush e ka bërë këtë këngë?
Këngën e Gurbetit muzikën e ka punuar Astrit Halimi tekstin Artan Ferati dhe klipin Gojard Fetahu.

Cila është jeta jote private?
Jetën time private ia kushtoj familjes, kam hobi notin vallëzimin dhe muzikën.

Për fund ndonjë gjë që ka mbetur pa thënë…?
T’i kthehemi muzikës së mirëfilltë shqiptare.

You might also like More from author