Gruaja Demokratike, e bindur në fitoren e 11 qershorit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar takim me Degën e Gruas Demokratike të PDK-së edhe në Prizren e Therandë, ku morën pjesë edhe Flora Brovina e Luljeta Veselaj Gutaj.

Edhe në Prizren e Therandë u potencua se Gruaja Demokratike është fuqishëm e bindur në fitoren e 11 qershorit.

Hoxha ka thënë se votimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli me numrin 1 dhe kandidateve tjera nga lista e PDK-së, përbën hapin e parë të ndryshimit dhe për proceset që i duhen vendit.

“Çdo grua duhet të dalë të votojë. Asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Bëhuni pjesë e fitores, bëhuni të zonjat e të ardhmes tuaj duke votuar PDK-në, duke i dhënë përgjigje nevojës së pashtyshme për fuqizimin e gruas”, ka thënë Hoxha

Ndërkaq, kandidatja për deputete, Flora Brovina ka folur rreth rëndësisë së daljes në zgjedhje, ndryshimit të historisë së Kosovës nga lidershipi i PDK-së “që tashmë ka marrë rrugën e zhvillimit ekonomik, me fitoren më 11 qershor”.

“Fitorja e Fillimit të ri, është përgjegjësi e çdo gruaje që do të votojë, që nuk e lë votën e heshtur në shtëpi, që do të jetë pjesë e historisë së re të Kosovës, zhvillimit ekonomik, perspektivës së gruas, të rinisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, ka thënë Brovina

You might also like More from author