Gjykata Supreme do të vendos për “fishkëllyesin” Xvonko Kostovski

Sot në Gjykatën Supreme në seancë do të vendoset për fatin e njërit nga dy “fishkëllyesit” në Maqedoni, Xvonko Kostovski, njeriu i cili është njëri nga iniciatorët për të treguar se ish pushteti i VMRO-DPMNE-së ka përgjuar me mijëra qytetarë, njofton Portalb.mk.

Kostovski tani është i akuzuari i vetëm në rastin “Puç“ që e ka hapur Prokuroria Themelore Publike në kohën kur udhëhiqej nga prokurori, tanimë i shkarkuar, Marko Zvërlevski.

Kostovski në atë kohë, ka qenë i punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ngarkohet se me urdhër të ish shefit të Policisë Sekrete, Zoran Verushevski, ka futur numra në pajisjen për përgjim, ka inçiziuar, ndërkaq më pas materialet ia ka dorëzuar Gjorgi Llazarevskit (Ish i punësuar në DSK, i cili gjithashtu është i akuzuar në po të njëjtën lëndë, por tani është liruar nga akuza), i cili ia ka dhënë Verushevskit (gjithashtu i akuzuar, por i liruar nga akuza).

You might also like More from author