Gjykata Supreme e Tajlandës e shtyu shqiptimin e aktvendimit kundër ish kryeministres Ingluk Shinavatra

Gjykata Supreme e Tajlandës sot kumtoi se do të japë urdhër për arrestimin e ish kryeministres Ingluk Shinavtra, pasi ajo nuk u paraqit në gjykatë ta dëgjojë vendimin e ri në lëndën që zhvillohet kundër saj për pakujdesi, transmetuan mediat britanike.

Gjykata për 27 shtator e shtyu shqiptimin e aktvendimit dhe kumtoi se Ingluk ka deklaruar se nuk mund të paraqitet para gjykatësve sepse ka pasur probleme me veshin.

Ingluk nuk e pranon fajin për lëndën lidhur me subvencionet për prodhimin e orizit.

Mijëra ithtarë të saj dje u mblodhën para ndërtesës së Gjykatës në Bangkok në pritje të vendimit, që mund t’i ndezë tensionet në Tajlandë dhe të ketë pasoja të konsiderueshme për vendin e ndarë politikisht.

You might also like More from author