Gjuha maqedonase është e vetmja gjuhë zyrtare, i bindte Zaevi maqedonasit

Gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, është e vetmja gjuhë zyrtare dhe alfabet zyrtar në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, siguroi kryeministri, Zoran Zaev, maqedonasit nga Instituti për gjuhën maqedonase “Kërste Misirkov”, me të cilët sot realizoi një takim.

Zaev i është referuar paragrafit 1 të amendamentit V të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase të vitit 1998. Shkencëtarët të këtij Instituti më përpara reagonin ndaj miratimit të ligjit për gjuhë të propozuar nga Qeveria i cili rregullon përdorimin institucional të gjuhës shqipe.

Kryeministri u vuri në dukje përfaqësuesve të Institutit se me këtë ligj sigurohen të drejtat e bashkësive më të vogla në Republikën e Maqedonisë, dhe se në të njëjtën kohë, kjo është çështja e fundit e hapur që del si obligim i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. “Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë vuri në dukje se me këtë propozim ligj e rregullon përdorimin e gjuhëve të pakicave në nivel lokal, dhe në disa zona, edhe në nivel qendror.

Kryeministri Zaev vuri në dukje faktin se ligji është përgjegjësi nga Amendamenti V i Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë të miratuar në vitin 2001, pra 16 vjet më parë, dhe se ky projektligj nuk është i pari nga kjo sferë, por që vjen pas Ligjit për përdorimin e gjuhës që flasin së paku 20% të qytetarëve të Maqedonisë dhe në vetëqeverisjen lokale nga viti 2008 dhe ndryshimet, plotësimet e të njëjtit ligj të vitit 2011 “, thonë nga qeveria.
Shkencëtarët nga Instituti i theksuan Zaevit se ligji ka pasaktësi, të cilët mund të krijojnë keqinterpretime.

Gjatë takimit, shkencëtarët i’u ankuan kryeministrit se që nga viti 1998 nuk ka punësime të reja në këtë institut, dhe se ka nevojë për rifreskim të ekipit , dhe se projekti i fundit i miratuar shkencor të këtij instituti ka qënë në vitin 2010.

Zaev u premtoi maqedonistëve se qeveria do të punojë në afirmimin e gjuhës maqedonase dhe promovimin e saj me formim të një fondi për mbështetje përmes të cilit do financohet vepra shkencore.

Në propozimin e Zaevit, qytetarët do të kenë qasje të lirë, pa pagesë, për veprat kapitale “Drejtshkrimi i gjuhës maqedonase” dhe “Fjalor interpretus të gjuhës maqedonase”.

You might also like More from author