Gjithë shërbimet e kanë ditur se kush donte të vrasë Zaevin, thekson agjenti serb Zhivaljeviq

Agjenti serb Goran Zhivaljeviq ka thënë se gjithë shërbimet sekrete që janë në Maqedoni i dinë emrat e dhjetra personave që janë me maska që kanë hyrë në parlament më 27 prill edhe pse sipas tij, Igor Jug është personi që është fotografuar më shumë e që duhej të vrasë Zoran Zaevin, transmeton Gazetamax.com

“Shiko nëse shihni këto imazhe të personave që kanë hyrë në parlament dhe i rahin deputetët aty është dhe një person me një maicë me logon HOC, Igor Jug i cili gjatë gjithë kohës ka pasur dorën pas shpinës, nuk dua të them nëse ka pasur armë apo jo por disa informacione thonë se ai ka dashur të vrasë Zoran Zaevin. Unë nuk kam parë nëpër media nëse ai person është arestuar apo jo, aty ka pasur shërbime të ndryshme si të Maqedonisë ashtu edhe të huaja”, thekson Zhivaljeviq.

Ai më 27 prill ishte në parlament dhe kishte thënë se ishte aty me lejen e këshilltarit për siguri të presidentit Ivanov. Ndërkohë që nga kabineti i presidentit presin që prokuroria të përfundojë hetimet për 27 prillin.

You might also like More from author