Flet futbollisti Erdon Daci: Pse vendosa të luaj për Konyaspor

Erdon Daci, lojtari shkupjan i cili luante në radhët e KF Vardarit ka nënshkuar kontratë 3 vjeçare me Konyasporin e Turqisë. 19 vjeçari me talentin e tij të treguar u ka rënë në sy shumë klubeve evropiane por siç thotë edhe vetë lojtari Konyaspori ka qenë klubi i cili me programin e tij e ka bërë për vete. “MEDIAL.MK” ka intervistuar lojtarin ku ka folur rreth karrierës së tij tek Vardari që nga mosha rinore, reprezentacionin e Maqedonisë, ofertat dhe transferimin në Konyaspor.

Sa jeni i kënaqur për transferimin tek klubi turk Konyaspor?

Jam shumë i kënaqur me transferimin në Konyaspor. Kushtet janë shumë të mira. Stafi teknik dhe gjithçka këtu është për mrekulli, gjithashtu me pritjen që më kanë bërë jam ndjerë i befasuar. Këtu besoj se do të përparoj më shumë si lojtar.

Sa kohë ka që keni qenë në negociata me klubin turk dhe a keni pasur kontakte me tjera klube?

Në kontakt jemi gati 2 muaj. Nuk mund të them se nuk kam pasur kontakte edhe me klube tjera por Konyaspori ka qenë më korrekt me mua dhe më kanë pëlqyer më shumë kushtet të cilat mi kanë ofruar.

A jeni prezantuar si lojtar i ekipit A ose do të jeni pjesë e ekipit B në fillim?

Stërvitjet do ti kryej me ekipin e parë ndërsa në fillim ndeshjet do ti zh

villoj me ekipin e dytë të Konyas. Pritet që pas 3 muajve unë të kaloj në ekipin e parë dhe ti zhvilloj ndeshjet me ta.

Si kanë qenë vitet tua tek KF Vardari dhe sa ju ka ndihmuar Vardari për tu rritur si futbollist?

ERDON DACI: Unë kam qenë fëmijë i Akademisë së Vardarit dhe hapat e para në futboll i kam bërë tek Vardari. “Kuqezinjtë” më kanë ndihmuar shumë poashtu trajneri im, Lubço Markoski Kalc, i cili ka qenë shumë i mirë me mua të cilin e përshëndes shumë për gjithçka që ka bërë që të jem sot këtu.

Cilat janë synimet tua?

Unë synoj që të rritem si lojtar këtu tek Konya, gjithashtu këtë sezon do të luajmë në Evropa Ligë me ekipin e parë. Shpresoj të ma japin mundësinë për të luajtur dhe ti tregoj aftësitë e mia. Ky është vetëm fillimi i karrierës time dhe pres që të rritem shumë si futbollist në të ardhmen. Shpresoj që në të ardhmen të luaj në Kampionatin Anglez ose atë Gjerman.

Cili lojtar është idoli juaj?

Unë preferoj të jem vetvetja, nuk dua të ngjasoj me asnjë lojtar. Dua ta kem talentin e Messit dhe dua të punoj aq fort siç punon Cristiano Ronaldo.

Ju keni luajtuar për gjenerata e reja të Maqedonisë. Nëse në të ardhmen Shqipëria ju bën ftesë a do ta pranoni apo do të vazhdoni të luani për Maqedoninë?

Unë kam luajtur për të gjitha gjeneratat e Maqedonisë përveç ekipit të parë. Për të gjithë shqiptarët të luash për Kombëtaren është një ëndërr por varet se si do të jenë punët më vonë për shkak se Shqipëria nuk më ka dërguar ftesë asnjëherë ndërsa Maqedonia çdoherë më ka çuar ftesë për të luajtur.

You might also like More from author