Flamur Margataj: Pse vendosa të kandidohem për deputet

I ri dhe mjaft entuziast, Flamur Margataj po lë Austrinë vend ku jeton dhe vepron për t’iu bashkuar garës në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Ai garon nën logon e partisë PDU si kandidat me numrin 13. Flamuri thotë se do kandidojë për të qenë zëri i rinisë në parlament.

Çka përfshinë platforma e PDU-së?

Platforma e PDU’së:

Fuqizimi dhe modernizimi i sigurisë së popullit kosovarë

Fuqizimi dhe modernizimi i shëndetsisë së Kosovës

Fuqizimi dhe modernizimi i ekonomisë në Kosovë

Fuqizimi i arsimit, sportit dhe kulturës.Fuqizimi dhe modernizimi i politikes se mbetshme dhe te jashtme,

me fokus te veçantë në përmirësimin dhe krijimin e marrëdhënieve te mira me fqinjët tanë në Ballkan.

Cila do të jetë sfida kryesore për qeverisjen e ardhshme?

Lufta kundër korrupsionit politik në Kosovë përbën një prej sfidave kryesore po ashtu dhe mungesat në të gjitha aspektet si në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj..

Kur do të arrihet liberalizimi i vizave për Kosovën?

Sa i përket liberalizimit të vizave, prej qeverisjes së tanishem na thuhet që vetëm demarkacioni është sfida e vetme për liberalizim por nuk është e vërtetë. Kemi korrupsionin ma të lartë në Europë, papunësinë ma të lartë po ashtu dhe arsimin ma të ulët. Faktor apo shkaktar që pengon liberalizimin është dhe krimi i organizuar në vendin tonë.

Aktiviteti i juaj gjatë fushatës, ku fillon e ku mbaron, cilat vende do i vizitoni e kë do e takoni gjatë këtyre ditëve?

Aktivitetet e mija fillojnë prej javës së ardhshme dhe fillojne aty prej nga e kam origjinën, në Pejë të Dukagjinit dhe vazhdoj drejt vizitës së të gjith qytetetve të Kosovës. kam shumë shokë dhe miq në tërë Kosovën të cillet do t’i vizitojë.

Sa e shihni përfaqësimin e të rinjëve në politikë, a mendon se ka nevojë rritja e % në parlament dhe qeveri e në pushtetin lokal?

Politika e premtimeve dhe zhgënjimit nuk mund të jetë përfaqësues i të rinjëve në Kosovë. mbi 33 % te qytetarëve janë nën moshën 16 vjet dhe 54% nën 25. (më e larta në Europë) mbi 100 000 të rinjë gjatë kësaj qeverisje u detyruan të lëshojnë Kosovën dhe për këtë arsyje unë dua të jem zëri i të rinjëve në Kosovë!

You might also like More from author