Dy tërmete mbrëmë e goditën rajonin e Ohrit

Dy tërmete mbrëmë sërish e goditën rajonin e Ohrit. Tërmeti i parë, sipas informatave të Qendrës evropiane mesdhetare sizmologjike, është regjistruar në orën 02:37 me manjitudë prej 3 ballë sipas Shkallës së Rihterit. Epiqendra ishte 8 kilometra në lindje të Ohrit në thellësi prej 5 kilometrave. Goditja e dytë ndodhi në orën 4:41. Ishte ma manjitudë prej 3,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit, me epiqendër 13 kilometra në verilindje të Ohrit në thellësi prej një kilometri.

Tërmetet nuk shkaktuan kurfarë dëme materiale, por dukshëm i shqetësuan banorët e Ohrit dhe vendbanimet përreth, të cilat tashmë disa ditë janë dëshmitarë të dridhjes së tokës.

Ekspertët e sizmologjisë vlerësojnë se bëhet fjalë për ridistribuim të tendosjes së forcave për rajon aktiv sizmik. Njëkohësisht ata bindin se nuk duhet të priten tërmete me manjitudë më të madhe, kështu që me secilin tërmet të kaluar humbet potenciali për goditje më të madhe.

You might also like More from author