Dimitrov realizoi takim me Zhbogar

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim të parë me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.

Në takim, informojnë nga MPJ-ja, ministri Dimitrov e potencoi gatishmërinë e Qeverisë për angazhim të plotë në implementimin e reformave kyçe me qëllim të afatit të shkurtër që të hapet rruga për ripërtëritje të rekomandimit për fillim të negociatave inkuadruese.

“Në atë drejtim, u shqyrtuan aktivitetet më të rëndësishme vijuese nga agjenda evropiane. Lëvizja e proceseve eurointegruese do të mundësojë hapje të diskutimit për marrje të vendimit për fillim të negociatave për inkuadrim, si hap drejt realizimit të qëllimit strategjik të Maqedonisë – anëtarësim në Bashkimin Evropian”, njofton MPJ-ja.

Në takim, shtohet në kumtesë, është theksuar gatishmëri e përbashkët për bashkëpunim dinamik në drejtim të realizimit të këtyre qëllimeve.

You might also like More from author