Dimitrov dhe Daçiq në takim në Nish

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe kryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq  sot në Nish do të realizojnë takim pas të cilit do të mbahet pres konferencë e përbashkët.

Dimitrov dhe Daçiq do të takohen pas kthimit të djeshëm të personelit të Ambasadës serbe në Shkup dhe bisedës telefonike nga ana e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Pas bisedës telefonike Zaev dhe Vuçiq u dakorduan  që Maqedonia dhe Serbia të investojnë përpjekje shtesë për përparimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e këmbimit tregtar midis dy vendeve. Kryeministri i Maqedonisë Zaev dhe presidenti i Serbisë Vuçiq u pajtuan se pa marrë parasysh të gjitha dallimet politike për disa çështje të caktuara të rëndësishme politike, Maqedonia dhe Serbia së bashku do të luftojnë jo vetëm për ruajtjen, por edhe për përparimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit maqedonas dhe serb dhe qytetarëve të të dy vendeve.

You might also like More from author