Deputetët e VMRO-së bllokojnë foltoren për ligjin e gjuhës shqipe, kryeparlamentari Xhaferi nuk lëshon pe

Kordinatorët dhe deputetët e VMRO-së kanë kërkuar pauzë për të mos vazhduar diskutimin lidhur me propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve në të cilin bën pjesë dhe avancimi i gjuhës shqipe, mirëpo kryeparlamentari Talat Xhaferi ka refuzuar kërkesën e tyre duke bërë që të vazhdojë më tej diskutimi në seancë plenare, mirëpo deputetët e VMRO-së kanë bllokuar foltoren e parlamentit.

Pasiqë kishin bllokuar foltoren dhe ishin ngritur gjithë në këmbë, kryeparlamentari Xhaferi tha se nuk jep pauzë nën këto kushte.

“Nën këto kushte nuk jap pauzë, uluni nëpër vende”, theksoi kështu nga vendi i tij kryeparlamentari Xhaferi.

Pasiqë arriti t’i bind deputetët e VMRO që të kthehen në vendet e tyre, kryeparlamentari Xhaferi tha se nën kërcënim dhe dhunë parlamenti nuk do të sjellë asnjë vendim.

“Edhe pse është diskutabile sepse nuk kërkuar pauzë gjatë kohës së tre minutave procedurale, jap një orë pauzë”, tha ai, ndërkohë që seanca avzhdon në ora 14.40 minuta.

You might also like More from author