Blerim Sejdiu i BESËS ofendon gazetarët dhe kërkon të mbyllen portalet

Blerim Sejdiu i BESËS,  i cili përflitet si kandidat i mundshëm për kryetarë komune në Zhelinë ka kërkuar nga komisioni për verifikimin e fakteve të mbyllen disa portale pa cekur se cilët portale.

Ai gjithashtu ka ofenduar disa gazetarë duke thënë se deri sa lajmet shkruhet me nivel të ulët paramendoni se me çfarë niveli bisedojnë në kafe.

Huti lajmesh! Kush mbrinë sot, bën nga një lajm!

Definitivisht Komisionit për verifikimin e fakteve duhet t’i jepet kompetenca shtesë, deri në ndëshkimin dhe referencë për mbylljen e disa portaleve me bindje tallava.

As në kafene e çajtore nuk bisedohet kaq niveli i ulët siç janë lajmet e disa portaleve. 
Kur lajmet i shkruani në nivel kaq të ulët, mund ta imagjinoj se në çfarë niveli bisedoni jozyrtarisht (mes vete). Mjerim!” ka shkruar Sejdiu 

You might also like More from author