BFI i përgjigjet ftesës së aksionit të Ambasadës së SHBA-ve

Miku i mirë njihet ne ditë të vështira. Edhe pse ditët e vështira i kemi lënë pas, tash e 16 vite, parapërgatitja për katastrofa të mundshme, qofshin ato njerëzore apo natyrore, ku mund të sprovohet njerëzimi kanë lënë shijen e hidhur ndër ne. Thonë se vuajtja e dhimbja i bashkon njerëzit.

Andaj, në kujtim të atyre që kemi humbur duhet ti ndihmojmë ata që kanë nevojë. Me këtë moto, në emër të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame, të udhëhequr nga Kryetari i Organizatës Humanitare Hilal, sot (e martë 12 Shtator) përkrah Ambasadorit Amerikan Xhes Bejli, dhuruan gjak, për të shpëtuar jetë.

Gjithashtu ky delegacion dorëzoi edhe një sasi të konsiderueshme të ushqimeve dhe produkteve sanitare dhe veshmbathje, sipas listës së kërkesës të shpallur nga Ambasada me çka edhe një herë dëshmoi se BFI është një nga institucionet më mike të kësaj Ambasade dhe anasjelltas. Që nga viti i parë, e nëntë vite me rradhë, BFI i përgjigjet ftesës së Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryqit të Kuq në aksionin humanitar përkujtimor: Dita kombëtare e shërbimit dhe përkujtimit.

You might also like More from author