Basha: Rama po bën përpjekje për të hipur në trenin e “Republikës së Re”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Kavajës, ku përveç zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare do të zhvillohen edhe ato të pjesshme për kryetar të bashkisë, ka thënë se kryeministri Rama është duke bërë përpjekje për t’iu bashkuar “Republikës së Re”.

“Ai e ndjen se ky bashkim i madh është i pathyeshëm, i pamposhtshëm, është bashkimi kombëtar në 25 qershor. Ndaj po bën çdo përpjekje të ngjitet si vagoni i fundit trenit të fitores së republikës së re, por nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në këtë tren për krimin, korrupsionin, taksat e larta, për shtypjen e qytetarëve”, tha Basha, shkruan gazeta Shekulli.

Lideri i PD shtoi se në “Republikën e Re” ka vend vetëm për shqiptarët e ndershëm, të majtë dhe të djathtë, që duan ekonomi të fortë.

You might also like More from author