Atletico fiton, Reali në finale

Atletico Madridi e ka mposhtur Real Madridin, me rezultat 2-1, sonte në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, por ‘Los Blancos’ shkojnë në finale falë fitores së parë prej 3-0, dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-2, Reali prek finalen.

Përballja e kthimit mes dy skuadrave madrilene, ka dhënë një super-ndeshje dhe tre gola të shënuara, raporton KosovaPress.

Atletico furishëm e nisi lojën, duke shënuar dy gola të shpejta përmes Saul (12’) dhe Griezmann (16’) nga penalltia, mirëpo, shpresat e skuadrës së Diego Simeones për të përmbysur avantazhin e lojës së parë, i shuan Isco (42’), i cili ngushtoi rezultatin në 1-2, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim. Lojë dramatike është luajtur edhe në fraksionin e dytë, më shumë raste, sidomos nga ana e nikoqirëve, por gola më nuk kishte.

Kështu Real Madridi do të ndeshet me Juventusin në finalen e madh te Cardiff-it që luhet me 3 qershor.

You might also like More from author