Ardian Dema këtë herë thotë “Zemra deshti”

Është një artist shumë i kërkuar kudo në mbrëmjet shqiptare, por ka gjetur kohë të sjellë një super këngë të bukur që nga teksti e deri te muzika. Po flasim për këngëtarin Ardian Dema, i cili sapo ka sjellë këngën me titull “Zemra deshti”, me tekst nga Fatmir Muja dhe orkestrim Shkumbin Nebihu Bini, e natyrisht se duhet të themi se e ka kënduar ëmbël sic din vetëm ai. Kënga sapo ka ardhur me klip dhe pritet të jetë një hit në këtë fillim pranvere.

You might also like More from author