Apple Inc parashikon fitime marramendëse për tremujorin aktual

Apple Inc. parashikon se fitimet për këtë tremujor do të jenë më të mëdha se ato të përllogaritura nga Wall Street, gjë që do të ndihmojë në uljen e shqetësimeve të investitorëve për një vonesë të mundshme në hedhjen në treg të këtij viti të modelit të ri iPhone që përkon me 10-vjetorin e këtij produkti.

Gjithashtu pritet që kompania të arrijë vlera marramendëse sa i përket aksioneve të saj.

Kompania më e çmuar teknologjike në botë ka mundur çdo metrikë të linjave kryesore, duke raportuar shitje më të mira se ç’priteshin nga shitjet e iPhone gjatë tremujorit të tretë, siç llogaritet nga të ardhurat dhe vlerësimet e analistëve për aksionet.

Pikërisht, aksionet u rritën mbi rekordin e tyre, me rreth 6% që në shifra përkthehet në 159 dollarë.

Apple pritet të adaptojë ekrane OLED me rezolucion shumë të lartë për modelin më të ri të iPhone, së bashku me teknologjinë më të mirë prekëse dhe karikimin pa kordonë – detaje që mund ta çojnë çmimin e produktit të ri në mbi 1,000 dollarë.

Kompania parashikon të ardhura totale nga 49 deri në 52 miliardë dollarë për tremujorin aktual, ndërsa analistët prisnin mesatarisht një shifër prej 49,21 miliardë dollarësh.

You might also like More from author