Apelacioni: Materialet e përgjuara mund të shfrytëzohen si dëshmi

Gjykata e Apelit Shkup e pranoi ankesën e Prokurorisë Speciale Publike me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër në vitin 2013 dhe solli vendim se dëshmitë e marra nga materialet e përgjuara mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë penale.

“Gjykata e Apelit Shkup më datën 04.08.2017 solli vendim me të cilin e pranoi ankesën e Prokurorisë Speciale për ndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë dhe dalin nga përmbajtja e ndjekjes së kundërligjshme të komunikimeve Shkup dhe e shfuqizuan vendimin e sjellë nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup me të cilën nga regjistrimet e lëndës janë ndarë materiale e xhiruara  të propozuara si dëshmi për lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër. Me këtë vendim dëshmitë e marra nga materialet e përgjuara mund të përdoren si dëshmi në procedurë penale”, theksohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit Shkup.

You might also like More from author