Ambasori rus në BE: Rusia mund t’i ofrojë një perspektivë Maqedonisë si alternativë e BE

Rusia mundet t’i ofrojë një perspektivë Maqedonisë, shteteve ballkanike por edhe të gjithë vendeve tjera, mendon ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Çishov. Ka gjithmonë një “alternativë për integrimin euro-atlantik.”

Në pyetjen që “euractiv.com” ia parashtroi ambasadorit rus në lidhje me pozicionin e Rusisë në drejtim të Maqedonisë, ku regjimi momental i Nikola Gruevskit akoma mohon ndryshimin e qeverive dhe përditë organizohen protesta, ku në 27 prill militantët e OBRM bastisën parlamentin duke sulmuar edhe disa deputetë, ai u përgjigj:

“E ashtuquajtuara Platforma Shqiptare e nënshkruar nga partitë e minoritetit shqiptar është kundër Kushtetutës së Maqedonisë dhe shkon më tej nga Marrëveshja e Ohrit.”

Diplomati rus gjithashtu ka komentuar edhe zgjedhjet e Talat Xhaferit si kryeparlamentar, për të cilin thotë se “ishte jo-legjitime” dhe se dikur ai ishte “pjesë e akcioneve ushtarake të shqiptarëve etnikë në Maqedoni.”

“Njohja e tij nga Bashkimi Europian nuk është në favor të ndihmës kundrejt Maqedonisë, për të gjetur paqe dhe për të ndihmuar zgjidhjen e krizës,” tha Çishov, përcjell botasot.info. “Për dallim nga SHBA dhe BE ne nuk përzihemi në krizat politike. Për ne më e rëndësishme është ruajtja e unitetit dhe Kushtetutës së Maqedonisë si dhe gjetja e zgjidhjes nga partitë politike atje.” Sipas mendimit të tij në Maqedoni duhet të “mbahet zgjedhje të reja”.

Përkundër pozicionit rus Maqedonia, vijoi në fund ai, ka probleme me Greqinë e cila ka mohuar integrimin e saj në NATO. “Çfarë mund të ofrojë Rusia? Ka gjithmonë një alternativë për integrimin auro-atlantik. Disa shtete kanë vendosur kundër.”

Për cilat shtete e kishte fjalën ambasadori rus, hëpërhë kuptohet se është Serbia.

You might also like More from author