7 shenjat që nuk po merrni mjaftueshëm proteina!

Ushqimet e pasura me proteina duhet patjetër të jenë në listën tuaj në secilin vakt. Në këtë mënyrë do të rrisnni energjinë tuaj dhe do të ndiheni mjaft mirë gjatë ditës.

Nëse mendoni se nuk jeni duke marrë proteina mjaftueshëm, provoni të shtoni më shumë ushqime të pasura me proteina dhe do të vini re ndryshime pozitive në trup.
Këtu janë shtatë shenja që ju nuk jeni duke marrë proteina të mjaftueshme dhe duhet të ndërtoni një vakt më të mirë.

    1. Enjtje në trup
      Nëse e ndjeni trupin të ënjtur mund të jetë si pasojë e mungesës së proteinave në trup.
      Nëse vëreni ndonjë ënjtje të çuditshme, kontrolloni gjendjen tuaj dhe nivelin e proteinave.
    2. Lodhje
      Sëmundja e anemisë mund të shkaktohet nëse keni nivel të ulët të proteinave. Kur nuk merrni proteina të mjaftueshme, mund të keni mungesë energjie, dhe të keni fytyrë të zbehtë.
    3. Rritja e ndienjës së urisë
      Është e zakonshme të ndiheni gjithmonë të uritur nëse nuk merrni proteina të mjaftueshme.
      Filloni të hani proteina në çdo vakt dhe meze për të hequr urinë, dhe për të stabilizuar nivelin e sheqerit.
    4. Nuk shërohen plagët
      Nëse jeni vrarë dhe nuk jeni shëruar në një kohë normale mund të jetë për shkak të mos ushqyerit me proteina të mjaftueshme gjatë ditës. Për riparimin e shpejtë të muskujve dhe plagëve të ndryshme, sigurohuni që të shtoni proteinën në vaktin tuaj.
    5. Rënia e flokëve
      Flokët kanë nevojë për proteina për t’u forcuar dhe rritur.
    6. Imuniteti i ulët
      Nëse keni mungesë proteinash ju do të sëmureni më shpesh. Ju nuk do të jeni në gjendje të shmangni mikrobet dhe infeksionet e tjera.
    7. Lëkura e thatë
      Nëse keni lëkurën të thatë, me pamjen e saj si të copëtuar ose të ashpër, konsultohuni me një mjek
      për të gjetur një dietë më të shëndetshme që mund të nxisë përmirësimin e shëndetit të lëkurës.

You might also like More from author